27 Gusht 2024, 17:36
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Dronë dhe raketa ruse goditën të martën gjithë Ukrainën, duke vrarë të paktën pesë persona. Sulmet vijnë një ditë pas një sulmi të ngjshëm intensiv me raketa e dronë, që goditën objektet energjetike në të gjithë vendin. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se gjatë sulmeve të së martës u përdorën 81 dronë, si dhe raketa me vetëdrejtim dhe balistike. Zyrtarët njoftuan se nga mbetën të plagosur 16 persona.
“Ne padyshim që do t'i përgjigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, shkruante zoti Zelenskyy në rrjetin social X.
Në rajonin e Kievit, i cili po përballet me ndërprerje të energjisë pas sulmit të së hënës, gjatë natës u dhanë pesë alarme ajrore. Administrata rajonale tha se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar të gjithë dronët dhe raketat, por mbetjet e tyre kishin shkaktuar zjarre në pyje.
Pas breshërisë me rreth 200 raketa e dronë të së hënës, Kryeministri Denys Shmyhal tha se "infrastruktura energjetike është bërë sërish objektiv i terroristëve rusë”. Ai u kërkoi aleatëve të Ukrainës që t'i sigurojnë vendit të tij armë me rreze të gjatë veprimi dhe ta lejojnë atë t'i përdorë ato për të goditur objektiva brenda Rusisë.
Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus të së hënës ndaj infrastrukturës energjetike “shokues”. Ai tha se kishte përcaktuar si prioritare që eksportet e mbrojtjes ajrore amerikane të dërgohen fillimisht në Ukrainë. Zoti Biden shtoi gjithashtu se Uashingtoni “po furnizon me pajisje energjetike Ukrainën për të riparuar sistemet e saj dhe për të forcuar rrjetin energjetik të vendit”.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë sulmeve ishin përdorur “armë me precision, me rreze të gjatë veprimi dhe dronë kundër objekteve thelbësore të infrastrukturës energjetike”, që si shtonte, “mbështesin funksionimin e kompleksit ushtarak-industrial të Ukrainës”.
“Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”, thuhej në deklaratën e ministrisë.
Ndërkohë, në Rusi, zyrtarët njoftuan se katër raketa ukrainase ishin rrëzuar mbi rajonin e Kurskut, ku forcat ruse po luftojnë me trupat ukrainase, që nisën një inkursion të befasishëm këtë muaj. Luftimet në këtë rajon kanë rritur shqetësimet mbi sigurinë e termocentralit bërthamor të Kurskut. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi inspektoi centralin të martën, por nuk ka bërë ende asnjë koment publik./ VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
27 Gusht 2024, 17:09
S.B
Princesh Diana
SHBA- Me rastin e përvjetorit të tragjedisë në Paris, po përgatitet një dokumentar i ri për Pri...
Bota
27 Gusht 2024, 17:09
M.B
Qaid Farhan Alkadi, beduini që mbahej peng nga Hamasi, duke u përshëndetur me të afërmit në spital
JERUZALEM- Ushtria izraeli...
Bota
27 Gusht 2024, 17:07
M.B
Jake Sullivan dhe Wang Yi
KINA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan mbërriti t&eum...
Bota
27 Gusht 2024, 16:00
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur të martën se pas hyrjes në fuqi të L...
Bota
27 Gusht 2024, 15:55
M.B
Aleksandar Vulin
SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejto...
Bota
27 Gusht 2024, 15:42
S.B
Gazeta e gjetur
BRITANI E MADHE- Një gazetë e botuar pak ditë pas fundosjes së Titanikut u zbulua në një gard&...
Bota
27 Gusht 2024, 14:48
S.B
pamje nga ngjarja
RUSI- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku një ari cirku hipur në hoverboard sulmon një trainer p...
Bota
27 Gusht 2024, 14:52
I.A
Masud Pezeshkian
IRAN- Presidenti iranian pro-reformave, Masud Pezeshkian, e ka emëruar ligjvënësin, Abdolkarim Hosseinzadeh, si zëvend...
Bota
27 Gusht 2024, 14:49
I.A
Shaip Kamberi
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj grafiteve antishqiptare që jan&e...
Bota
27 Gusht 2024, 14:46
I.A
Pavel Durov
RUSI- Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejt...