Bota

“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku!" Borrell: Mbështes kryeministrin libanez për t’i dhënë fund luftës

Nga ana e tij Borrell tha se situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë.

25 Gusht 2024, 19:34 Nga M.B
“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik
Josep Borrell

BRUKSEL- Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së. Rezoluta 1701, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në vitin 2006, kishte për qëllim t’i jepte fund luftës së atij viti midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Kjo rezolutë bën thirrje për përfundimin e armiqësive, tërheqjen e forcave izraelite nga Libani dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar. Nga ana e tij Borrell tha se situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë.

“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë. Unë mbështes thirrjen e kryeministrit libanez Mikati për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së, përveç armëpushimit të nevojshëm në Gaza, për të shmangur rrezikun e përgjithësimit të luftës”, deklaron Borrell.

 

 

lindje e mesme

Sondazh

Poll