Bota

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 7-vjeçarja, pesë persona mbetin të plagosur, mes tyre prindërit dhe vëllai i viktimës

Mediat vendase raportojnë se mes të plagosurve janë prindërit dhe vëllai i viktimës dhe çifti që udhëtonin në makinën tjetër.

23 Gusht 2024, 12:49 Nga E. D
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 7-vjeçarja, pesë
pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Salerno në Itali, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Mediat vendase raportojnë se mes të plagosurve janë prindërit dhe vëllai i viktimës dhe çifti që udhëtonin në makinën tjetër.
Ata u transportuan të gjithë në spital ku vajza e vogël nuk u bëri dot ballë plagëve dhe ndërroi jetë.

aksident ne itali

Sondazh

Poll