Aktualitet

"Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë", u vetëdorëzua pasi plagosi Lorenc Kostën, dëshmia e Erjon Goxharës: Më provokoi, më tha do të heq nga puna

Ai ka shtuar se para tavolinës u ka kaluar Lorenc Kosta dhe e ka provokuar, gjë që sipas tij ai e bënte gjithmonë kur përballeshin.

22 Gusht 2024, 10:03 Nga M.B
"Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë", u
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANA- Pasi u vetëdorëzua, efektivi Erjon Goxhara ka dhënë dëshminë e tij tre ditësh plagosi me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Bëhet me dije se Goxhara ka deklaruar se ndodhej në zonën e Komunës së Parisit me vajzën e tij ulur në një fast food. Ai ka shtuar se para tavolinës u ka kaluar Lorenc Kosta dhe e ka provokuar, gjë që sipas tij ai e bënte gjithmonë kur përballeshin.

Goxhara ka thënë se Kosata i thoshte se nuk i bën dot gjë sepse ai e heq nga puna. Gjithashtu efektivi ka shtuar se nuk ka dashur ta vrasë prandaj e ka qëlluar nga poshtë. Po ashtu ai ka treguar dhe hapat që ndoqi pasi kreu plagosjen deri në fazën e vetëdorëzimit.

“Ndodhesha tek Komuna e Parisit me time bijë, ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna.

Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar.

Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën. Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem", ka dëshmuar Erjon Goxhara.

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

plagosja ne tirane

Sondazh

Poll