18 Gusht 2024, 09:31
Nga M.B
Antony Blinken
IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, që do t’i jepte fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kjo do të jetë vizita e dhjetë e kryediplomatit amerikan në këtë rajon që kur nisi lufta në Gazë në tetor të vitit 2023. Vizita e Blinkenit do të realizohet vetëm disa ditë pasi SHBA-ja paraqiti propozime, që edhe ndërmjetësit e tjerë, Katari dhe Egjipti, besojnë se do të mundësojnë tejkalimin e dallimeve mes palëve.
Zyrtarët amerikanë janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, që parasheh lirimin e pengjeve, por kanë shtuar se ka ende punë për t’u bërë. Në Izrael, Blinken do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi pritet të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro. Ato po mbahen në kohën kur është rritur frika se tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen. Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran më 31 korrik. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.
Uashingtoni vazhdimisht ka paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë Izraelin. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Ushtria izraelite është kundërpërgjigjur me ofensivë në Gazë nga e cila deri më tani janë vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, shumica civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Izraeli ka thënë se ka eliminuar 17.000 luftëtarë të Hamasit./ REL
izrael
Bota
18 Gusht 2024, 09:22
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 shënojnë një prej zhvillimeve më të rëndësish...
Bota
18 Gusht 2024, 07:58
M.B
Berat Buzhala, Prindon Sadriu, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla
KOSOVA- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e ndodhur...
Bota
18 Gusht 2024, 07:27
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjysma e amerikanëve dëshirojnë &l...
Bota
18 Gusht 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
AFRIKA- Kebita Naima ishte njëmuajshe shtatzënë kur disa burra me armë dogjën shtëpinë e saj dhe vodh&eu...
Bota
17 Gusht 2024, 22:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Ish ligjvënësi amerikan, George Santos, pritet të pranojë fajësinë lidhur me disa akuz...
Bota
17 Gusht 2024, 22:59
I.A
Protestat
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në...
Bota
17 Gusht 2024, 22:56
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik t&...
Bota
17 Gusht 2024, 22:53
E. D
fotot ilustruese
EUROPË- Në vitin 2022, numri i lindjeve në Bashkimin Evropian arriti nivelin më të ulët që nga viti 196...
Bota
17 Gusht 2024, 22:01
E. D
JD Vance
SHBA- Një aeroplan që mbante kandidatin republikan për zëvendëspresident, JD Vance, u detyrua të bënte një...
Bota
17 Gusht 2024, 21:47
I.A
George Santos
SHBA- Ish ligjvënësi amerikan, George Santos, pritet të pranojë fajësinë lidhur me disa akuza në ç&...