15 Gusht 2024, 22:50
Nga M.B
Matthew Perry
SHBA- Një prokuror amerikan tha se ndaj pesë personave janë ngritur akuza në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq vitin e kaluar nga mbidoza me ketaminë. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit. Prokurori Martin Estrrada njoftoi për ngritjen e akuzave më 15 gusht, duke thënë se mjekët e furnizuan Perryn me sasi të madhe të etaminës dhe madje, gjatë një shkëmbimi të mesazheve të shkruara, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.
“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dini se çfarë po bënin ishte gabim”, tha Estrada.
Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. Asistenti ishte personi që e gjeti të vdekur Perryn më vonë gjatë asaj dite. Dy persona, përfshirë një doktor që është akuzuar, janë arrestuar, tha Estrada. Dy të pandehur, përfshirë asistentin e Perryt veçse janë deklaruar fajtorë për akuzën, ndërkaq personi i tretë është pajtuar që të pranojë fajësinë.
Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes. Estrada tha se ata tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimit e Perryt me ketaminë, që është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.
Në maj, policia në Los Angjelos tha se po punonin me Administratën për luftën kundër drogës për të hetuar se pse në trupin e aktorit 54-vjeçar kishte sasi të madhe të kësaj substance. Perry vdiq më 28 tetor të vitit të kaluar. Autopsia, që u publikua në dhjetor, gjeti se sasia në gjakun e aktorit ishte në nivelin që përdoret për anestezion për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.
Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje. Ketamina ishte përmendur si shkaku kryesor i vdekjes dhe në raportin e autopsisë ishte thënë se vdekja e tij ishte aksidentale./ REL
matthew perry
Bota
15 Gusht 2024, 22:42
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artificiale në faza të ndryshme të procesit. Si&cce...
Bota
15 Gusht 2024, 22:05
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresio...
Bota
15 Gusht 2024, 19:38
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zgjedhore për president është me r&eu...
Bota
15 Gusht 2024, 18:59
E. D
fotot ilustruese
ANGLI- Autoritetet britanike po përpiqen të identifikojnë shkaqet e protestave të dhunshme të së djathtë...
Bota
15 Gusht 2024, 18:50
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Prokurorët gjermanë lëshuan urdhër-arrestin e parë në kuadër të hetimeve mbi shpërt...
Bota
15 Gusht 2024, 18:24
M.B
Presidenti bullgar, Rumen Radev. Fotografi nga arkivi.
BULLGARIA- Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratua...
Bota
15 Gusht 2024, 18:20
E. D
foto ilustruese
SUEDI- Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. P...
Bota
15 Gusht 2024, 18:15
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka marrë epërsinë ndaj ish-presidentit Donald Trump, sipas ...
Bota
15 Gusht 2024, 18:06
E. D
kamala harris dhe donald trump
SHBA- Ish-president amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, ka hedhur një s&e...
Bota
15 Gusht 2024, 18:04
M.B
Ksenia Karelina
RUSIA- Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi...