Bota

Ndodh edhe kjo! Modelja bën tatuazh në ballë mbiemrin e Trump, ndjekësit e akuzojnë se nuk është i vërtetë (VIDEO)

Sipas New York Post, është 21-vjeçarja Rain Monroe, e cila e quan veten një “Trump Girl” ka postuar disa video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat duket se ka bërë tatuazh mbiemrin e ish-presidentit.  Ajo ka publikuar pamje nga momenti kur ka bërë tatuazhin ndërsa shkruan "Unë e bëra atë" dhe përdori hashtagun #trumpgirl.

14 Gusht 2024, 22:57 Nga N.F
Ndodh edhe kjo! Modelja bën tatuazh në ballë mbiemrin e Trump,
Modelja

SHBA- Një influencere britanike dhe modele e OnlyFans ka shkaktuar një reagim të ashpër pasi pretendon se ka bërë tatuazh emrin e Donald Trump  në të ballin e saj. Sipas New York Post, është 21-vjeçarja Rain Monroe, e cila e quan veten një “Trump Girl” ka postuar disa video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat duket se ka bërë tatuazh mbiemrin e ish-presidentit.  Ajo ka publikuar pamje nga momenti kur ka bërë tatuazhin ndërsa shkruan "Unë e bëra atë" dhe përdori hashtagun #trumpgirl.

Në video shihet 21-vjeçarja e ulur në karrigen e një salloni tatuazhesh në Londër, ku një artiste i bën tatuazh në ballin.

“Mendoj se është tatuazhi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, thotë artisti, përpara se të japë gishtin e madh në shenjë kënaqësie për punën e tij. Megjithatë, reagimet lindën si nga vetë natyra e aktit, ashtu edhe nga pamja e tatuazhit. Shumë pretenduan se dukej false, ndërsa të tjerë nuk mund ta besonin se dikush do të bënte një tatuazh të tillë. Megjithatë, ajo pretendon se është e vërtetë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rain Monroe (@rainmonroeofficial)

trump tatuazh

Sondazh

Poll