Bota

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dy fëmijë të vegjël “fluturojnë” nga dritarja e makinës në Teksas

Në fillim ai kishte frikë se fëmijët ishin vrarë, por shpejt u qetësua duke parë të vegjlit duke lëvizur, megjithëse të tmerruar

14 Gusht 2024, 11:22 Nga E. D
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dy fëmijë
pamje nga aksidenyi

TEKSAS-Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Teksas, teksa dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën.  Dy fëmijë të vegjël, të moshës 1 dhe 4 vjeç, u hodhën nga xhipi që ngiste babai i tyre kur u përplas me një automjet tjetër në një autostradë të Teksasit të dielën e kaluar, duke i lënë të bllokuar për disa minuta mes makinave që kalonin.

Pamje tronditëse pas aksidentit u kapën nga një dëshmitar i cili po kthehej në shtëpi nga puna kur pa dy të vegjlit me pelena në autostradën I-10 dhe dy burra (babai i tyre dhe një tjetër) duke vrapuar drejt tyre.

Në fillim ai kishte frikë se fëmijët ishin vrarë, por shpejt u qetësua duke parë të vegjlit duke lëvizur, megjithëse të tmerruar. Fatmirësisht asnjë nga makinat që kalonin nuk i ka goditur fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.

Zyra e sherifit tha se hetimi për incidentin nuk ka përfunduar, por babai 25-vjeçar mund të përballet me akuza për dështimin për t’u siguruar që fëmijët e tij të ishin në një sedilje makine të miratuar. Kjo ishte një nga arsyet që Cordova, një baba edhe vetë, donte që prindërit e tjerë të shihnin videon që ai regjistroi.

“Edhe nëse është një distancë e shkurtër, të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të sigurt,” tha deshmitari.

aksident ne teksas

Sondazh

Poll