Aktualitet

Plagosja në Shkodër, policia: 43-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, janë shoqëruar 3 persona

Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, autori me inicialet K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43-vjeçarin me inicialet Ç. Sh.. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

13 Gusht 2024, 22:30 Nga N.F
 
Plagosja në Shkodër, policia: 43-vjeçari ka marrë
Foto ilustruese

SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Nga të shtënat ka mbeti i plagosur një person. Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë ku bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:40 në Postribë.

Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, autori me inicialet K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43-vjeçarin me inicialet Ç. Sh.. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia më tej bën me dije se 3 persona janë shoqëruar mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari. Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

te shtenat plagosje policia

Sondazh

Poll