Bota

Ndodh edhe kjo! Babai lë djalin 3-vjeçar në makinë dhe shkoi të "argëtohej" me prostituta, fëmija gjendet i dehidratuar në Gjermani

Gjithashtu 3-vjeçari u gjet në automjet në gjendje të dehidratuar nga një kalimtar i rastit, i cili më pas u ndihmua nga të tjerë kalimtarë dhe më pas nga policia.

13 Gusht 2024, 17:44 Nga E. D
Ndodh edhe kjo! Babai lë djalin 3-vjeçar në makinë dhe
fotot ilustruese

GJERMANI- Një baba gjerman 33-vjeçar la fëmijën e tij të mitur në makinë dhe shkoi të argëtohej me një prostitutë. Por si pasojë e temperaturave të larta në makinë, fëmija ka pësuar probleme të shëndetit. Gjithashtu 3-vjeçari u gjet në automjet në gjendje të dehidratuar nga një kalimtar i rastit, i cili më pas u ndihmua nga të tjerë kalimtarë dhe më pas nga policia.

Një dëshmitar lajmëroi policinë të hënën pasi vuri re fëmijën duke djersitur shumë në një ndenjëse për fëmijë në sediljen e pasme të një makine. Makina, e cila ishte e mbyllur nga jashtë, ishte lënë në diell, me dritare rreth 1 centimetër të hapura.

“Nuk kishte furnizim të mëtejshëm me ajër,” tha një zëdhënës i policisë.

Kur babai u kthye në makinën e tij rreth orës 21:40, ai deklaroi se kishte biseduar me një mik nga i cili donte të merrte para borxh. Gjithsesi, djali i tij flinte në makinë. Megjithatë, hetimi i policisë zbuloi se burri e parkoi makinën dhe shkoi për të kaluar disa momente me një prostitutë. Ndaj burrit është bërë kallëzim për shkelje të detyrës së përkujdesjes dhe edukatës si dhe lëndim trupor nga pakujdesia. Djali i vogël u dërgua në spital. Menjëherë është lajmëruar nëna e djalit dhe është paraqitur aty.

gjermani

Sondazh

Poll