Bota

Zelenskyy: Rusia ua solli luftën të tjerëve dhe tani lufta po kthehet në shtëpinë e saj

Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, presidenti ukrainas theksoi se ishte e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, ku po nisin sulmet e tyre. 

13 Gusht 2024, 14:07 Nga E. D
Zelenskyy: Rusia ua solli luftën të tjerëve dhe tani lufta po
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e djeshme tha se Rusia ua solli luftën të tjerëve dhe tani lufta po kthehet në shtëpinë e saj. Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, presidenti ukrainas theksoi se ishte e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, ku po nisin sulmet e tyre. 

“Ne e shohim se sa e dobishme është kjo për të sjellë paqen më afër. Rusia duhet të detyrohet në paqe nëse Putin dëshiron të vazhdojë luftën”, shtoi ai.

Zelenskyy tha se ai ishte informuar nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Sirsky për operacionin në rajonin e Kursk dhe se 1,000 kilometra katrorë të territorit rus tani janë nën kontrollin e Ukrainës. Ishte hera e parë që një zyrtar i lartë ukrainas i referohej në mënyrë eksplicite pushtimit të Kurskut

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll