Bota

Aksident tragjik në Moldavi/ Dy makina përplasen kokë më kokë dhe shpërthejnë në flakë, 5 persona digjen të gjallë (FOTO)

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në autostradën M5 Chisinau-Balti kur një nga dy automjetet e përfshira në aksident ka kaluar në korsinë e kundërt.

10 Gusht 2024, 13:19 Nga r.ll
Aksident tragjik në Moldavi/ Dy makina përplasen kokë më
vendngjarja

MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Moldavisë ku pesë persona janë djegur të gjallë. Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në autostradën M5 Chisinau-Balti kur një nga dy automjetet e përfshira në aksident ka kaluar në korsinë e kundërt.

Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kanë shpërthyer në flakë. Në vendngjarje u gjetën 5 persona të djegur dhe 7 persona të tjerë me lëndime të rënda. Të plagosurit mes të cilëve kishte edhe të mitur janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të aksidentit tragjik.

Aksident tragjik në Moldavi/ Dy makina përplasen kokë më
makinat e djegura

aksident ne moldavi

Sondazh

Poll