Bota

Sulm me thikë në Izrael/ Palestinezi godet për vdekje një person dhe plagos tre të tjerë, autori neutralizohet nga policia

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Holon, jashtë Tel Avivit.

4 Gusht 2024, 09:16 Nga S.B
Sulm me thikë në Izrael/ Palestinezi godet për vdekje një
pamje nga ngjarja

IZRAEL- Një palestinez goditi për vdekje me thikë një grua dhe plagosi tre të tjerë në Izraelin qendror përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Holon, jashtë Tel Avivit.

Sulmuesi goditi me thikë viktimat pranë një pike karburanti dhe një parku, sipas shërbimit të ambulancës izraelite. Shërbimi i ambulancës Magen David Adom tha se një grua 70-vjeçare vdiq, ndërsa një burrë 70-vjeçar, një burrë 68-vjeçar dhe një burrë 26-vjeçar u dërguan të gjithë në spital.

I plagosur ka mbetur edhe një i ri. Forcat policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle të gjera me helikopter dhe mjete të tjera.

Sulmuesi u qëllua dhe u neutralizua nga policia. Policia tha gjithashtu se sulmuesi ishte një banor i Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

izrael palestinez sulm me thike

Sondazh

Poll