Politike

Miratohen në parim me 105 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor, kush votoi kundër (EMRAT)

Ndryshimet u kontestuan nga një pjesë e deputetëve të opozitës gjatë diskutimeve në seancë më herët.

26 Korrik 2024, 21:53 Nga r.ll
Miratohen në parim me 105 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor, kush votoi
votimi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare maratonë prej rreth 12 orësh, mazhoranca dhe opozita miratuan në parim, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me 105 vota pro dhe 8 kundër, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së gjetur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Ndryshimet u kontestuan nga një pjesë e deputetëve të opozitës gjatë diskutimeve në seancë më herët.

Kundër votuan Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

 

seance plenare 26 korrik 2024

Sondazh

Poll