Sport

VIDEO / Rey Manaj shndërrohet në idhullin e turqve, ja si e presin…

Klubi turk nuk lejon që sulmuesi lushnjar të largohet nën shifrën e 15 milionë eurove, prandaj me ngjasa palët do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm.

24 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO / Rey Manaj shndërrohet në idhullin e turqve, ja si e

TURQI - Rei Manaj është kthyer në stërvitje me Sivaaporin, pavarësisht interesit të lartë që kishte për të në merkato. Klubi turk nuk lejon që sulmuesi lushnjar të largohet nën shifrën e 15 milionë eurove, prandaj me ngjasa palët do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm. Manaj ka fituar zemrat e tifozëve të Sivasporit. Lojtari shqiptar adhurohet në Turqi, ku e kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë shkuar në qendrën stërvitore të Sivasporit për të takuar nga afër ish-lojtarin e Barcelonës. Një radhë e gjatë është krijuar nga sportdashësit që kërkojnë një autograf apo një fotografi me Rei Manajn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll