Aktualitet

Kontrabandë me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Slloveni

Bëhet me dije se ditën e djeshme më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një automjet, me drejtues 24-vjeçarin shqiptar.

5 Korrik 2024, 16:47 Nga E. D
Kontrabandë me emigrantë të paligjshëm, arrestohet
fotot ilustruese

SLLOVENI – Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë sllovene. Bëhet me dije se ditën e djeshme më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një automjet, me drejtues 24-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia. Gjithashtu drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim dhe të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.

 

policia sllovene shqiptare i arrestuar

Sondazh

Poll