Aktualitet

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset tritol banesës së oficerit të policisë

Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

3 Korrik 2024, 07:44 Nga r.ll
Shpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset tritol
foto ilustruese

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve policore reth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të një oficeri policie, është vendosur lëndë plasëse.

Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

shperthim me tritol ne shkoder

Sondazh

Poll