Sport

Presidenti Duka uron gazetarët sportivë, me rastin e Ditës së tyre Ndërkombëtare...

“Përmes punës suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024”.

2 Korrik 2024, 15:43 Nga DOSJA
Presidenti Duka uron gazetarët sportivë, me rastin e Ditës

TIRANE - Me rastin e 2 korrikut, Ditës ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar dhe falenderuar gazetarët shqiptarë për punën e tyre.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dua t'ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t'ju falenderoj për punën tuaj të përkushtuar në raportimin e ngjarjeve brenda komunitetit tonë. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për zhvillimet brenda nesh.

Përmes punës suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024. Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FShF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Le të vazhdojmë të promovojmë dhe zhvillojmë së bashku sportin e bukur të futbollit në vendin tonë!”,- ka shkruar presidenti Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll