Aktualitet

I shpallur në kërkim për falsifikim stampash dhe formularësh, arrestohet në Tiranë i dënuari me tre vite burg (EMRI)

olicia përmes një njoftimi bën me dije se i arrestuari është Metodi Marku i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

2 Korrik 2024, 13:31 Nga N.F
 
I shpallur në kërkim për falsifikim stampash dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia përmes një njoftimi bën me dije se i arrestuari është Metodi Marku i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Më tej në njoftim bëhet me dije se i arrestuari ishte dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i stampave ose formularëve".Pas kontrolleve të ushtruara në Ali Dem është bërë i mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij plani operacional u finalizua operacioni policor i koduar "Stampa". Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i stampave ose formularëve". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane arrestim

Sondazh

Poll