Bota

Kurti në Bruksel: Kërkova nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiç dhe dorëzimin e Radojiçiç

Kurti tha se që nga takimi i fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç.

26 Qershor 2024, 19:54 Nga r.ll
Kurti në Bruksel: Kërkova nënshkrimin e marrëveshjes,
albin kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Kurti tha se që nga takimi i fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç. Kurti ka përmendur tri kërkesat që ka shtruar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëcka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Sic e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB’së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi I Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, tha Kurti.

albin kurti bruksel

Sondazh

Poll