Aktualitet

Skandali i spitalit onkologjik/ Mjeku ngriti disa herë shqetësimin për rrezikun e aparaturës, dha dorëheqjen pas neglizhimit të ankesës së tij

Në një situatë të tillë duke u neglizhuar ankesa e tij mjeku ka dhënë dorëheqjen. Më tej bëhet me dije se mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve ndërsa shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të.

25 Qershor 2024, 17:32 Nga N.F

Skandali i spitalit onkologjik/ Mjeku ngriti disa herë shqetësimin

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e mjekëve në spitalin onkologjik në QSUT. Gjykata ditën e sotme ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë.

Sipas hetimit të Prokurorisë u arrit të zbulohet skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Mësohet se ata gjithashtu dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Sipas njoftimit të prokurorisë Bledar Velikaj ka rezultuar një tjetër moment që hedh dritë mbi skandalet brenda QSUT-së. Kjo lidhet me aparaturën e Kobaltit e cila përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Aparatura ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021, por që prej 4 vitesh nuk është vënë në përdorim të pacientëve. Të sëmurët që kishin nevojë për aparaturën e Kobaltit dërgoheshin nga mjekët e onkologjikut, të përfshirë në skemën e përfitimit, në klinika private. Më tej bëhet me dije se kjo pajisje duke u lënë në kushte të papërshtatshme, bëhej burim rreziku për jetën e mjekëve por edhe të pacientëve, si pasojë e rrezatimeve që emeton.

Një prej mjekëve të onkologjikut ka ngritur disa herë shqetësimin mbi rrezikun e pajisjes ndaj shëndetit të bluzave të bardha por që ankesat e tij nuk u morën kurrë parasysh. Në një situatë të tillë duke u neglizhuar ankesa e tij mjeku ka dhënë dorëheqjen. Më tej bëhet me dije se mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve ndërsa shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të.

Sipas njoftimi të prokurorsië kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

 

skandali i spitalit onkologjik në qsut

Sondazh

Poll