Rritet numri i viktimave nga zjarret në Turqi, mbi 10 të vdekur dhe 80 të lënduar
foto nga vendngjarja TURQI-Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar...
Armët Panzerhaubitze 2000 të prodhimit gjerman, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 40 km, janë vendosur nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kharkovit.
GJERMANI- Sipas tabloidit gjerman Bild Ukraina ka filluar të përdorë armë të furnizuara nga Berlini për të kryer sulme në territorin rus. Armët Panzerhaubitze 2000 të prodhimit gjerman, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 40 km, janë vendosur nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kharkovit. Sipas korrespondentit të Bild, i cili vizitoi zonën, një howitzer gjerman dhe ekuipazhi i tij mbeten të fshehur në një gropë në një zonë të pyllëzuar jo shumë larg kufirit rus.
"Kur urdhri për vendosjen e pajisjeve vjen nga komandantët, trupat e zhvendosin obusin jashtë në një pozicion fiks të qitjes, bëjnë disa të shtëna dhe më pas tërhiqen shpejt," thuhet në raport.
Ai shtoi gjithashtu se ata po e bëjnë këtë për shkak të kërcënimit të paraqitur nga dronët rusë. Në fund të majit, Gjermania ndoqi shembullin e SHBA-së dhe lejoi Ukrainën të vendoste armë që ajo kishte furnizuar në Kiev për sulmet e nisura përtej kufirit rus nga Rajoni i Kharkovit në një përpjekje për të frenuar përparimin e forcave të Moskës në zonë.
"Ukraina mund të përdorë armët gjermane të ofruara për qëllime vetëmbrojtjeje në përputhje me detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në atë kohë.
foto nga vendngjarja TURQI-Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Një diplomat i BE-së tha se Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqë...
Robert Isom SHBA- American Airlines vendosi të pushoj një numër të paspecifikuar punonjësish, pasi dëbuan disa pasagjer&...
Rishi Sunak ANGLI- Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ishte shumë i zemëruar kur mësoi për akuzat se politikanët konservator...
Andrija Mandiq MALI I ZI- Gjykata e Lartë e Podgoricës ka mbajtur ditën e sotme seancën e fundit lidhur me rastin ku ësht&eum...
Vladimir Putin VIETNAM- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se fokusi i ri i NATO-s në Azi-Paqësorin nuk është vetëm ...
Donald Trump SHBA- Fushata presidenciale e Donald Trump ka marrë 50 milionë dollarë nga miliarderi Timothy Mellon. Fondi fushatës Trum...
Georgy Zinoviev KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj marrëveshjes në fush&eu...
foto ilustruese BRUKSEL- Belgjika e cila kryeson presidencën e BE njoftoi se Bashkimi Evropian do t’i fillojë bisedimet e anëtarë...
foto nga vendngjarja MEKË- Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Meka, ku të vdekurit po transportohen me kamion. Peligrinazhi i h...