Art&Argëtim

Eliza Dushku me transmetimin e dokumentarit të saj në Universitetin e Harvard-it, do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti (

4 Dhjetor 2019, 12:42 Nga DOSJA
Eliza Dushku me transmetimin e dokumentarit të saj në Universitetin e

TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku është një prej emrave shqiptar që  kanë shkëlqyer edhe në botë.

Së fundmi, Eliza ka njoftuar se këtë të premte do të trasmetojë në filmin dokumentar  “Dear Albania”, në Universitetin e Harvard-it.

Ndërkohë duke marrë shkas nga tragjedia e 26 nëntorit, vëllai i Elizës dhe studentë të tjerë shqiptarë kanë nisur organizimet për ta kthyer në këtë event bamirësie në mënyrë që të mbledhin   fonde për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Bazuar në raportimin e “Prive.al”, çdo bilet për të parë këtë film dokumentar do të jetë falas, ndërsa pas transmetimit të filmit do të mblidhen fonde nga vullnetarët.

 “Shqipëri, të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim menjëherë ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri.”- shkruan Eliza.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eliza dushku eliza dushku

Sondazh

Poll