Aktualitet

Humb jetën turisti polak në Vlorë, dyshimet e para

Mësohet se turisti polak 74-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”.

16 Qershor 2024, 15:23 Nga N.F
Humb jetën turisti polak në Vlorë, dyshimet e para
Foto ilustruese

VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak P. S., 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.

vlore viktime turist polak

Sondazh

Poll