Bota

Izraeli ndalon sulmet në Gaza, pritet të hyjnë ndihma humanitare për palestinezët

Pauzat, të cilat thuhet se kanë filluar të shtunën, do të zgjasin nga ora 08:00 me orën lokale (05:00 GMT) deri në orën 19:00 me kohën lokale deri në një njoftim tjetër.

16 Qershor 2024, 09:32 Nga I.A
Izraeli ndalon sulmet në Gaza, pritet të hyjnë ndihma humanitare
Ndihmat

IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike të sulmeve të saj" të përditshëm përgjatë një rruge në jug të Gazës për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare. Pauzat, të cilat thuhet se kanë filluar të shtunën, do të zgjasin nga ora 08:00 me orën lokale (05:00 GMT) deri në orën 19:00 me kohën lokale deri në një njoftim tjetër.

Ato do të prekin vetëm një rrugë që të çon në veri nga vendkalimi kyç Kerem Shalom, të cilin Gaza e ndan me Izraelin. Izraeli ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët e tij, përfshirë SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se njoftimi i së dielës vjen pas "diskutimeve të lidhura shtesë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare". Rruga e pauzës humanitare të çon nga vendkalimi Kerem Shalom në jug të Gazës në rrugën Salah al-Din, një autostradë kryesore dhe më pas në veri në Spitalin Evropian pranë qytetit të Khan Younis.

Në një postim në X, IDF sqaroi se nuk ka armëpushim në Rripin jugor të Gazës dhe luftimet do të vazhdojnë në Rafah. Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah që kur trupat izraelite hynë në të më shumë se një muaj më parë, duke marrë nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah me Egjiptin dhe duke urdhëruar shumë njerëz të evakuohen.

Kalimi, dikur pika kryesore e hyrjes për ndihmë është mbyllur që atëherë. Izraeli thotë se operacioni i tij në Rafah është i nevojshëm për të larguar Hamasin nga ajo që ai e quan "kalaja e fundit e madhe" e grupit. Agjencitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një situatë të tmerrshme humanitare në Gaza dhe kanë bërë thirrje të përsëritura për lejimin e më shumë ndihmave.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2024, 08:49 I.A

Zgjedhjet britanike

Rishi Sunak ANGLI- Mes shiut dhe zhurmës së altoparlantëve të protestuesve që vunë këngën “Things can only ge...