Bota

Putin falenderon Ankaranë: Mirënjohës për kontributin në zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën

Putin falënderoi gjithashtu palën turke për mbështetjen e saj për procesin e negociatave, për sigurimin e vendit të Stambollit për bisedimet me Ukrainën mbi zgjidhjen e krizës. 

11 Qershor 2024, 22:07 Nga E. D
Putin falenderon Ankaranë: Mirënjohës për kontributin
Vladimir Putin dhe Hakan Fidan

TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar Turqinë për përpjekjet e saj për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ne u jemi mirënjohës miqve tanë turq për qëllimin e tyre për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e situatave të krizës, duke përfshirë rreth Ukrainës,” tha ai në një takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan.

Putin falënderoi gjithashtu palën turke për mbështetjen e saj për procesin e negociatave, për sigurimin e vendit të Stambollit për bisedimet me Ukrainën mbi zgjidhjen e krizës. 

Gjithashashtu vetëm disa ditë më parë Turqia shprehu përmes ministrit Fidan dëshirën për t’iu bashkuar aleancës BRICS, pjesë integrale e së cilës është edhe Rusia. Pas shprehjes së vullnetit nga Ankaraja zyrtare, Kremlini u përgjigj pozitivisht duke thënë se Turqia është e mirëpritur për t’iu bashkuar aleancës.

hakan fidan vladimir putin

Sondazh

Poll