Aktualitet

EMRI/ U kap në Rinas teksa tentonte të dilte nga vendi, 35-vjeçari i përfshirë në grupin e mashtruesëve, përdorën emrin e Taulant Ballës për të zhvatur biznesmenin

Mësohet se 35-vjeçari Argen Hoxha ishte i përfshirë në zhvatjen e biznesmenit të kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave Flamur Rrushi.

10 Qershor 2024, 14:14 Nga S.B
EMRI/ U kap në Rinas teksa tentonte të dilte nga vendi,
Florian Gjergji

TIRANË- Ditën e sotme u arrestua 35-vjeçari i shpallur në kërkim në Rinas teksa tentonte të dilte nga vendi ynë. Mësohet se 35-vjeçari Argen Hoxha ishte i përfshirë në zhvatjen e biznesmenit të kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave Flamur Rrushi.

Përmes mashtrimit Hoxha dhe pjestarë të tjerë me në krye Florian Gjergjin i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i morën 100 mijë euro biznesmenit. Mësohet se biznesmeni i kishte dorëzuar paratë përmes një taksisti në Tiranë pasi mori një mesazh nga një person i cili ju prezantua si ministri i brendshëm Taulant Balla.

Florian Gjergji është në kërkim dhe bëhet me dije se ka shfrytëzuar edhe herë të tjera emra politikanësh me rëndësi për të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm.

mashtrim para rinas

Sondazh

Poll