Bota

VIDEO/ Përplasen dy tramvaje në Siberi, humb jetën një person dhe plagosen 90 të tjerë, shkak rrëshqitja e njërit mjet

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat ruse duket një tramvaj i cili humbi kontrollin teksa ngjitej në një kodër dhe rrëshqiti poshtë, duke u përplasur me një tjetër.

6 Qershor 2024, 08:33 Nga N.F
VIDEO/ Përplasen dy tramvaje në Siberi, humb jetën një
Aksidenti

SIBERI- Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm kur dy tramvaje u përplasën në Kemerovë në Siberinë lindore. Lajmin e aksidentit e njoftuan autoritetet lokale.  

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat ruse duket një tramvaj i cili humbi kontrollin teksa ngjitej në një kodër dhe rrëshqiti poshtë, duke u përplasur me një tjetër.

"Fatkeqësisht, një person u vra," tha Alexei Kuznetsov, një zyrtar në ministrinë lokale të shëndetësisë. Ai shtoi se në këtë incident janë lënduar edhe 90 persona të tjerë.

siberi tramvaj viktime

Sondazh

Poll