Aktualitet

Transportonte pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, procedohet 35-vjeçari në Vlorë

Bëhet me dije se 35-vjeçari me iniciale H.H është proceduar pasi policia konstatoi se po transportonte në mjetin e tij disa pajisje elektroshtëpiake.

5 Qershor 2024, 17:16 Nga E. D
Transportonte pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, procedohet
foto ilustruese

VLORË- Një person është proceduar ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se 35-vjeçari me iniciale H.H është proceduar pasi policia konstatoi se po transportonte në mjetin e tij disa pajisje elektroshtëpiake. Gjithashtu sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, pajisjet dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 35 vjeç, pasi u konstatua në aksin rrugor “Kardhiq- Sarandë”, duke transportuar me automjet, disa pajisje elektroshtëpiake të dyshuara të kontrabanduara.

policia e vlores

Sondazh

Poll