Bota

Presidencialet në Islandë, biznesmenia mposht në garë ish-kryeministren

Tomasdottir, 55-vjeç, mori 34% të votave të hedhura në zgjedhjet e së shtunës në vendin e Atlantikut të Veriut, duke mposhtur ish-kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila dha dorëheqjen nga posti në prill për të kandiduar për presidente ku mori 25% të votave.

2 Qershor 2024, 17:51 Nga M.B
Presidencialet në Islandë, biznesmenia mposht në garë
Halla Tomasdottir, Themeluese dhe Kryetare e Sisters Capital, merr pjesë në një seancë plenare të emërtuar "Gratë Vendimmarrëse në Ekonominë Globale", në Iniciativën Globale Clinton 2013 (CGI) në Nju Jork, 25 shtator 2013.

ISLANDA- Halla Tomasdottir, një sipërmarrëse, ka fituar zgjedhjet presidenciale të Islandës dhe do të marrë rolin kryesisht ceremonial nga Gudni Johannesson. Tomasdottir, 55-vjeç, mori 34% të votave të hedhura në zgjedhjet e së shtunës në vendin e Atlantikut të Veriut, duke mposhtur ish-kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila dha dorëheqjen nga posti në prill për të kandiduar për presidente ku mori 25% të votave.

Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat katër-vjeçar, ka fuqi të kufizuara politike, por shpesh vepron si një figurë bashkuese në vendin ishullor prej gati 400,000 banorësh, i cili është një anëtar i NATO-s. Tomasdottir, e cila do të jetë presidentja e shtatë e Islandës që nga themelimi i republikës në vitin 1944, kandidoi gjithashtu për presidente tetë vjet më parë kur doli e dyta pas Johannesson. Ajo do të bëjë betimin më 1 gusht.

Tomasdottir ka shërbyer si kryetare e mëparshëm e Dhomës së Tregtisë së Islandës dhe në vitin 2007 themeloi kompaninë e shërbimeve financiare Audur Capital, duke synuar të përfshijë përgjegjësinë sociale dhe perspektivat e grave në financa. 

islanda

Sondazh

Poll