Bota

FOTO+VIDEO/ E paprecedentë, Koreja e Veriut i dërgon Koresë së Jugut qindra balona me mbeturina

Fotot e publikuara nga mediat e Koresë së Jugut tregojnë balona të bardha që mbajnë qese plehrash të mbushura.

29 Maj 2024, 11:39 Nga S.B
FOTO+VIDEO/ E paprecedentë, Koreja e Veriut i
pamje nga balonat

KOREJA E VERIUT- Në një lëvizje të paprecedentë, Koreja e Veriut i dërgoi Koresë së Jugut qindra balona të mbushura me mbeturina, letra higjienike dhe jashtëqitje kafshësh. Fotot e publikuara nga mediat e Koresë së Jugut tregojnë balona të bardha që mbajnë qese plehrash të mbushura.

“Veprimet e Koresë së Veriut shkelin qartazi normat ndërkombëtare dhe kërcënojnë seriozisht sigurinë e popullit tonë", tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, duke vënë në dukje se disa nga balonat përmbanin mbeturina.

Pas Luftës së Koresë në vitet 1950, të dy palët shpallën një armëpushim, por kurrë nuk nënshkruan një traktat paqeje. Aktivistët e Koresë së Jugut ndonjëherë dërgojnë balona me fletëpalosje propaganduese kundër regjimit të Koresë së Veriut dhe para për banorët.

Nga ana e saj, Koreja e Veriut ka dërguar tullumbace propagandistike përtej kufirit në të kaluarën, veçanërisht në vitin 2016.

korea e jugut korea e veriut

Sondazh

Poll