Insights

Hiqni kamerat nga fytyrat e uritura, varfëria s’është poshtërim, bashkohuni me ne

29 Nëntor 2019, 16:08 Nga DOSJA
Hiqni kamerat nga fytyrat e uritura, varfëria s’është

SHQIPËRI– Prej tre ditësh kamerat fiksojnë portretet e njerëzve fatkeqë që përveçse humbën familjarët e tyre kanë mbetur të pastrehë dhe të pangrënë.

Por përtej mediave tona lokale si televizione apo portale, fyytrat e fëmijëve që flenë rrugëve, në cadra apo të kequshqyer po publikohen edhe në mediat ndërkombëtare. Dosja.al nga ky moment ka vendosur të mos nxjerrë më imazhe të duarve që zgjaten drejt ushqimit, bashkuar me nismën e nisur nga Gazeta Mapo.

Të dëmtuarit, të pastrehët, të lënduarit e kësaj katastrofe kanë patjetër dinjitetin e tyre si qenie humane, dhe këto ditë, ndoshta në një vlerë më të lartë se të tjerët. Ata duhen respektuar në vuajtjen e tyre. Nuk është aspak e pazakontë, dhe aspak turp që të kenë uri, apo që të luftojnë për një vakt. Nuk ishte zgjedhja e tyre kjo. Nëse media kërkon t’ia tregojë këtë opinionit publik, për shkak se po mbahet e fshehtë, shumë mirë. Por fiksimi në aparate i portreteve të vuajtura që zgjasin duart për panine, kapërcen limitin e informimit dhe nëpërkëmb, fëmijë, burra, gra e të moshuar.

Uria e tyre nuk mund të bëhet ushqim për klikime. Dhe Dosja.al ka vendosur të bashkohet me këtë nismë në mënyrë që fëmijët që zgjasin sot duart për ushqim të mos përballen me të njëjtat pamje për vite me radhë. Të mbijetuarit, nuk kanë se përse të shikojnë se si u janë varrosur familjarët, s’kanë përse ta ripërjetojnë dhimbjen e kësaj tragjedie sa herë që të shohin fytyrat e tyre të zbehta në këto pamje.

Dosja.al, në vijim do të publikojë vetëm informacione të dobishme, duke raportuar zërat e të mbijetuarve të kësaj drame në mënyrë që të marrin ndihmat e nevojshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Insights 24 Nëntor 2019, 12:54

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...

Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...