Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Autori kërkon falje: Nuk doja ta vrisja, por ta plagosja

Për më tepër autori që sulmoi kryeministrin i identifikuar si Juraj Cintula, 71 vjeç u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë pas sulmit.

23 Maj 2024, 21:58 Nga E. D
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Autori kërkon falje: Nuk doja ta
pamje nga sulmi

SLLOVAKI- Sulmuesi i kryeministrit sllovak, Robert Fico, deklaroi se kishte vepruar për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e qeverisë. Për më tepër autori që sulmoi kryeministrin i identifikuar si Juraj Cintula, 71 vjeç u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë pas sulmit. Pasi u arrestua, gjykata e la në masën e parandalimit për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Gjithashtu ai ka deklaruar se nuk ka tentuar ta vrasë kreun e qeverisë, por ka dashur “thjesht ta plagosë”.

“Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se nuk pajtohet me politikën e qeverisë aktuale”, thuhet në një vendim të gjykatësit Román Puchovski të shtunën.

Juraj Cintula thuhet se kritikon qeverinë Fico për heqjen e Prokurorisë Speciale sulmet ndaj mediave, ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe politikën e saj ndaj Bashkimit Evropian.

Robert Fico u qëllua katër herë javën e kaluar ndërsa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë në Handlova. Pas sulmit, kryeministri iu nënshtrua dy operacioneve në një spital në qytetin e Banska Bystrica, ku vazhdon të trajtohet. Ndërsa presidenti i zgjedhur Peter Pellegrini tha se kryeministri tani është në gjendje të flasë megjithëse gjendja e tij mbeti shumë kritike. 

robert fico

Sondazh

Poll