Aktualitet

Vettingu/ "Kriteri i pasurisë dhe profesionalizmit", konfirmohet në detyrë ndihmësi ligjor i Apelit Administrativ

Mësohet se vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

22 Maj 2024, 21:28 Nga M.B
Vettingu/ "Kriteri i pasurisë dhe profesionalizmit", konfirmohet
Ervin Aliu

TIRANA- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Mësohet se vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 27 mars Aliu dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe pas rihapjes së hetimit administrativ, ai u përball me Komisionin gjatë një seance të dytë dëgjimore të martën më 21 maj, kur dha shpjegime për adresat e banimit. 

ervin aliu

Sondazh

Poll