Bota

"Shkuan drejt kasafortës, por nuk e hapën dot", hajdutët hyjnë në shtëpinë e Matteo Salvinit

Autoritetet italiane po hetojnë tashmë për tentativën e vjedhjes.

21 Maj 2024, 16:48 Nga M.B
"Shkuan drejt kasafortës, por nuk e hapën dot",
Matteo Salvini

ITALIA- Mbrëmjen e së dielës, një grup grabitësish kanë hyrë në shtëpinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit italian, Matteo Salvini, në një zonë rezidenciale në veri të Romës. Autoritetet italiane po hetojnë tashmë për tentativën e vjedhjes.

Mediat italiane raportojnë se ata kanë mundur të shkojnë drejt kasafortës, por nuk e kanë hapur dot. Megjithatë, grabitësit mund të kenë marrë sende të tjera me vlerë që kanë qenë në shpi.

Kanë qenë fqinjët e zv.kryeministrit italian të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të zhurmave që kanë dëgjuar në shtëpi. Kur efektivët e policisë kanë hyrë hajdutët ishin larguar.

matteo salvini

Sondazh

Poll