Bota

Zbulohet hëna e Jupiterit "Amalthea ", cilësohet si objekti më i kuq në sistemin tonë diellor

Hëna e vogël quhet Amalthea dhe ka një rreze prej vetëm 84 kilometrash, që është rreth 20 herë më e vogël se hëna jonë.

18 Maj 2024, 16:31 Nga S.B
Zbulohet hëna e Jupiterit "Amalthea ", cilësohet si objekti
Jupiteri

SHBA- Një anije kozmike e NASA-s ka dërguar disa imazhe të pabesueshme të një hëne të vogël përballë planetit më të madh të sistemit diellor - Jupiterit. Hëna e vogël quhet Amalthea dhe ka një rreze prej vetëm 84 kilometrash, që është rreth 20 herë më e vogël se hëna jonë.

Por ndryshe nga Hëna jonë, Amalthea ka një formë paksa si një patate sesa një sferë e rrumbullakët. Megjithëse është e vogël, është mjaft e jashtëzakonshme, dhe shkencëtarët thonë se është objekti më i kuq në sistemin diellor dhe jep më shumë nxehtësi sesa merr nga Dielli.

Zbulohet hëna e Jupiterit "Amalthea ", cilësohet si objekti
Jupiteri

Çfarë është një hënë?

Një hënë është një trup qiellor ose satelit që bën një orbitë rreth një planeti. Përkufizimi i hënës nuk përfshin madhësinë. Pra, një 'hënë' mund të jetë një shkëmb i vogël ose mund të jetë aq i madh sa një planet.

Deri më tani, misioni ka bërë një sërë zbulimesh në lidhje me strukturën e brendshme të planeteve dhe fushën e tyre magnetike. Anija kozmike Juno e NASA-s kapi imazhet më të fundit në fluturimin e saj të 59-të afër planetit, me fotografi që tregojnë hënën e vogël përballë njollës së kuqe të madhe të Jupiterit.

Amalthea rrethon Jupiterin brenda orbitës së Io - një nga hënat e tjera të Jupiterit. Hulumtimet e publikuara në fillim të këtij viti sugjerojnë se Io është vendi më aktiv vullkanik në sistemin diellor.

nasa jupiteri

Sondazh

Poll