14 Maj 2024, 17:26
Nga B.Z
Gazetarja gjatë intervistës në emision
TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Dyshohet se 39-vjeçarja e mori vendimin ekstrem, pasi kishte parë burrin e saj me një partnere tjetër. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja u shpreh se çifti nuk kihste një raport të mirë kohët e fundit. Sipas saj Alma Arrazi ishte larguar nga shtëpia dhe Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.
Hoxha më tej shprehet se Erdgysi kishte fshirë nga telefoni të gjitha bisedat që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit, dhe sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon që të mos e shqetësonte. Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën. Hoxha shprehet më tej se pavarësisht keqkuptimeve të çiftit Alma shpresonte se do ja dilte të ruante familjen, por në momentin që e ka parë me të dashurën ka marrë vendimin ekstrem. Gazetarja shton se Alma kishte një lidhje të fortë me kunatën dhe kjo e fundit është e tronditur nga ngjarja.
“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.
Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.
tragjedi alma arrazi shkoder vrasje
Aktualitet
14 Maj 2024, 17:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen e grupit të strukturuar kriminal i cili trafikonte drog&e...
Aktualitet
14 Maj 2024, 16:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të ...
Aktualitet
14 Maj 2024, 16:27
N.F
Qentë e ngordhur
VLORË- Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo n...
Aktualitet
14 Maj 2024, 16:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të nisë rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë...
Aktualitet
14 Maj 2024, 15:49
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Katër shqiptarë janë shpallur në kërkim ditën e sotmë në Itali. Përmes një njoftim...
Aktualitet
14 Maj 2024, 15:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarje...
Aktualitet
14 Maj 2024, 15:27
N.F
Safet Gjici
TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së&nb...
Aktualitet
14 Maj 2024, 14:40
r.ll
foto vendi ku kultivohej kanabis
SHKODËR- Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kishte kultivuar lënd&eu...
Aktualitet
14 Maj 2024, 14:39
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 26-vje...
Aktualitet
14 Maj 2024, 14:02
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Një rast zjarri është regjistruar ditën e sotme ku një e moshuar dyshohet se i ka vën&eum...