Bota

Kapet me heroinë, kokainë dhe pilula droge, arrestohet 39-vjeçari në Greqi

Gjatë kontrollit atij i janë gjetur një sasi heroine me peshë totale 3.73 gram dhe një tjetër me kokainë me peshë 0,14 gram.

11 Maj 2024, 22:45 Nga DOSJA

Kapet me heroinë, kokainë dhe pilula droge, arrestohet

GREQI - Një 39-vjeçar grek është arrestuar nga Policia në Volos, pasi është kapur me lëndë narkotike me vete. Mediat vendase shkruajnë se 39-vjeçari është ndaluar për një kontroll rutinë nga policia teksa ishte duke udhëtuar me makinë, dhe veprimet e tij të çuditshme kanë ngjallur dyshime tek efektivët të cilët kanë ushtruar kontroll fizik ndaj të riut. Gjatë kontrollit atij i janë gjetur një sasi heroine me peshë totale 3.73 gram dhe një tjetër me kokainë me peshë 0,14 gram.

Gjithashtu njoftohet se gjatë kontrollit i janë gjetur edhe gjashtë gramë kanabis të përpunuar dhe 13 pilula narkotike pa recetë të mjekut. 39-vjeçari është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa lëndët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

arrestim greqi droge

Sondazh

Poll