Ekonomi

Pusi kërkimor Dumrea Deep-1, punimet përgatitore në dhjetor 2024

Duket se procedurat janë shtyrë në kohë për të plotësuar fazën e nevojshme të konsultimeve dhe tashmë, me një dokument të ri Eni Albania ka bërë të ditur detajet e tjera të investimit që lidhen me marrëveshjen hidrokarbure që ka me shtetin shqiptar.

10 Maj 2024, 12:23 Nga N.F
Pusi kërkimor Dumrea Deep-1, punimet përgatitore në dhjetor 2024
Dumrea Deep 1

ELBASAN- Eni Albania ka rishikuar afatet e punimeve përgatitore për pusin kërkimor Dumrea Deep 1, duke njoftuar se ato do të zënë vend në dhjetor 2024. Më herët, në një dokument publik, kompania pranonte se këto punime do të zinin vend në fund të vitit që lamë pas.

Duket se procedurat janë shtyrë në kohë për të plotësuar fazën e nevojshme të konsultimeve dhe tashmë, me një dokument të ri Eni Albania ka bërë të ditur detajet e tjera të investimit që lidhen me marrëveshjen hidrokarbure që ka me shtetin shqiptar.

Referuar dokumentit të prillit, që bën një vlerësim të thelluar të ndikimit në mjedis, kompania thekson se vendndodhja e zonës së projektit për pusin kërkimor Dumrea Deep-1 gjendet brenda territorit të Njësisë Administrative Papër të Bashkisë Elbasan.

Vendbanimet më të afërta me zonën e projektit janë fshati Broshkë, afërsisht 600 m në veriperëndim të sheshit të shpimit dhe fshati Murrasi, afërsisht 700 m në verilindje të sheshit të shpimit. Rreth 1.8 km në juglindje të sheshit të shpimit ndodhet fshati Valasi.

I njëjti dokument parashikon se sipërfaqja e tokës ku do të shpohet pusi dhe ku do të vendosen pajisjet e tjera shtesë (përfshirë zonën ku do të vendosen vaskat e ujit/lëngut të shpimit) do të jetë përafërsisht 20,000 m2 (2 hektarë)

Afati kohor për zbatimin e projektit

Dokumenti i rishikuar i kompanisë që është dorëzuar pranë autoriteteve jep disa detaje të reja sa takon afateve të mundshme të projektit për pusin kërkimor të tilla si:

Qeveria e cila kishte kohë që nxirrte për interes Blloqe të lira nafte arriti të nënshkruante me kompaninë italiane ENI në 2019-ën një marrëveshje me kushte të reja sipas kuadrit të ri ndryshe nga ato ekzistuese dhe ku pritet që Shqipëria të përfitojë më shumë.

Kjo do të thotë se në rast zbulimi naftë dhe nisje prodhimi vendi ynë përfiton që në fuçinë e parë dhe jo në pritje të nxjerrjes së investimit nga ana e kompanisë.

Në atë kohë kur u nënshkrua edhe marrëveshja qeveria shqiptare deklaroi se është rënë dakord me kompaninë që përftimi të mos jetë vetëm në aspektin financiar duke marrë më shumë para në buxhet, por edhe sa i takon kapitalit njerëzor.

Marrë nga Monitor

dumrea deep 1 punime

Sondazh

Poll