Bota

VIDEO/ Arratisen katër zebra dhe enden rrugëve të Washingtonit, njëri prej tyre ende nuk është kapur

Zyrtarët thonë se kafsha është zhvendosur në malet Cascade dhe përpjekjet për ta kapur atë mund të zgjasin ditë.

3 Maj 2024, 12:26 Nga S.B
VIDEO/ Arratisen katër zebra dhe enden rrugëve të Washingtonit,
pamje nga ngjarja

SHBA- Qyteti i vogël i North Bend në Uashington është i famshëm për jetën e tij të egër malore. Shpesh shihen puma dhe drerë në territorin e qytetit. Së fundmi një zebër u arratis me tre të tjerë në fillim të kësaj jave rrugës për në kopshtin zoologjik.

Zyrtarët thonë se kafsha është zhvendosur në malet Cascade dhe përpjekjet për ta kapur atë mund të zgjasin ditë. Kafshët u arratisën nga një rimorkio të dielën teksa po zhvendoseshin në Montana.

Kalimtarët kuriozë dhe një klloun profesionist rodeo që kalonte nëpër qytet, ia dolën të kapnin tre nga zebrat brenda disa orësh pasi u endën në një strehë kuajsh. Por njëri mbetet i lirë pesë ditë më vonë.

Zebra femër, e cila fillimisht u raportua gabimisht se ishte një mashkull, është pikasur nga dhjetëra njerëz gjatë gjithë javës dhe për herë të fundit është parë mëngjesin e së enjtes.

shba zebra

Sondazh

Poll