Bota

Tension në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së i ndalon fjalën Kusari-Lilës, çfarë ndodhi?

Në të njëjtin moment është ngritur edhe deputeti i LVV-së, Salih Zyba.

2 Maj 2024, 13:10 Nga M.B
Tension në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së i ndalon
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Është shoqëruar nga tensionet seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ku deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka dalë në foltoren e Kuvendit në momentin kur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila vendosi të dalë dhe të bëjë një replikë. Në të njëjtin moment është ngritur edhe deputeti i LVV-së, Salih Zyba. Shala i tërhoqi mikrofonin Kusari-Lilës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci u kërkoi vazhdimisht deputetit Shala dhe Zyba që të ulen në vendet e tyre

“Mos më detyroni të thërras sigurimin. Sigurimi tani në sallë dhe i largoni të dy deputetët që i përmenda me emër. E kam të pamundshme që në secilën seancë burrat ngritën në këmbë dhe më tregojnë mua sesi ta bëjë interpretimin e rregullores. Mjaft më”, tha Bogujveci.

kosova

Sondazh

Poll