Bota

Parlamenti Evropian: Thirrje për vendosjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një rezolutë për të përsëritur thirrjen e tyre për përfshirjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke theksuar se një vendim i tillë është vonuar për shkak të aktiviteteve iraniane.

25 Prill 2024, 22:23 Nga E. D
Parlamenti Evropian: Thirrje për vendosjen e Gardës Revolucionare
foto ilustruese

IRAN- Trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit duhet të vendosen në listën zyrtare të BE-së për grupet terroriste, tha Parlamenti Evropian. Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një rezolutë për të përsëritur thirrjen e tyre për përfshirjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke theksuar se një vendim i tillë është vonuar për shkak të aktiviteteve iraniane.

Gjithashtu, parlamenti i bëri thirrje edhe Këshillit Evropian dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që listës t’i shtohet edhe grupi libanez Hezbollah. Deputetët u bënë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe shprehën shqetësime të thella për rolin destabilizues të regjimit iranian në Lindjen e Mesme. 

“Deputetët evropianë mirëpresin vendimin e BE-së për të zgjeruar regjimin e saj aktual të sanksioneve kundër Iranit, duke përfshirë sanksionimin e furnizimit dhe prodhimit të dronëve dhe raketave për Rusinë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Ndryshe, Irani më 13 prill nisi një sulm ajror kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin ajror izraelit. Ai lëshoi rreth 300 dronë dhe raketa, shumica e të cilave u kapën nga sistemi i mbrojtjes së Izraelit dhe aleatëve të tij, SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe. Tashmë, edhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur frikë për armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit, duke u shqetësuar për përhapjen e një konflikti rajonal.

samitin e dytë të parlamentit evropian

Sondazh

Poll