Bota

Kreu shërbimin përkujtimor gjatë varrimit të Alexei Navalny, pezullohet për tre vite nga detyra prifti në Rusi

Në një deklaratë të lëshuar në uebsajtin e saj, dioqeza nuk dha një arsye për dënimin, i cili ndalon priftin Dmitry Safronov të japë bekime, të mbajë meshë dhe të mbajë kryqin e priftit deri në vitin 2027. 

24 Prill 2024, 08:37 Nga N.F
Kreu shërbimin përkujtimor gjatë varrimit të Alexei Navalny,
Alexei Navalny 

RUSI- Prifti ortodoks rus që kreu shërbimin përkujtimor për liderin e ndjerë të opozitës, Alexei Navalny në muajin mars është pezulluar nga detyra për tre vjet. Lajmin për pezullimin e priftit e njoftoi Dioqeza e Moskës e Kishës Ortodokse Ruse.

Në një deklaratë të lëshuar në uebsajtin e saj, dioqeza nuk dha një arsye për dënimin, i cili ndalon priftin Dmitry Safronov të japë bekime, të mbajë meshë dhe të mbajë kryqin e priftit deri në vitin 2027. 

“Në fund të periudhës së pendimit, në varësi të respektimit dhe bindjes, do të merret një vendim për mundësinë e shërbimit të mëtejshëm meshtarak”, thuhet në deklaratën e dioqezës.

Më 26 mars, Safronov mbajti një shërbim përkujtimor për Navalny, ku morën pjesë mijëra njerëz. Alexei Navalny ishte kritiku më i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin dhe vdiq në shkurt në moshën 47-vjeçare në një burg të Arktikut.

alexei navalny  prift pezullim rusi

Sondazh

Poll