Art&Argëtim

“Jam rritur pa baba!/ Luana Vjollca tregon pengun që ka: Ende nuk e kam realizuar siç duhet

24 Nëntor 2019, 06:17 Nga DOSJA
“Jam rritur pa baba!/ Luana Vjollca tregon pengun që ka: Ende nuk e

Tiranë- Luana Vjollca është tashmë një ndër vajzat e showbizit që po korr sukses në ekranet shqiptare. Së fundmi ajo ka treguar edhe diçka që sipas saj ende nuk e ka arritur plotësisht. Ajo ka treguar se është rritur pa baba  dhe ka treguar se ka shumë dëshirë të ndihmojë fëmijët jetimë, por shprehet se nuk ka mundur t’i ndihmojë ata.

“Unë jam rritur pa baba dhe dua të ndihmoj fëmijët jetimë. Kam ndërmend të nis diçka pë tu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë e që ende nuk e kam realizuar siç duhet”, është shprehur moderatorja.

Në programin e saj në Top Channel ajo nuk ka nguruar të japë edhe një mesazh për të gjithë ata që iu mungon figura e babait.

“Zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Unë jam rritur pa babin në një familje vetëm me femra, ku gjithçka është arritur nga ne dhe nga heroina jonë, mami. Kam parë se si femrat mund t’ja dalin pa një mashkull në familje nëse bëhen bashkë edhe pse prezenca e babait është shumë e rëndësishme. Nëse e mbështesin njëra tjetren bëhen më të forta dhe mund tja dalin mbanë çdo sfide”, është shprehur ajo.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz luana vjollca flet për babain luana vjolllca luana vjollca flet për babain luana vjolllca

Sondazh

Poll