Art&Argëtim

Dy këngëtaret e njohura “përplasen” me veshjet identike, Elvana Gjata dhe Eleni Foureira fusin në ‘sherr&#

23 Nëntor 2019, 12:37 Nga DOSJA
Dy këngëtaret e njohura “përplasen” me veshjet

TIRANË- Shpesh herë kemi parë që personazhe të famshëm të botës së muzikës dhe të ekranit ndodh që të bëjnë “xing” me veshjet e tyre.

Kryesisht këngëtarët që realizojnë videoklipe për këngët e tyre kanë përplasje me njëra-tjetrën në veshjet që ata zgjedhin për të performuar.

Nga një rikthim i arkivave të dy këngëtareve të njohura Elvana Gjata dhe Eleni Foureira shohim që kanë zgjedhur pothuajse të njëjtin fustan vetëm  me një ndryshim që është ngjyra.

Është rasti i fustanit voluminoz me pala dhe tyl që ka qenë trendi i verës që lamë pas, fustan i cili është parë tek të dyja këngëtaret.

Eleni në ngjyrë rozë dhe Elvana në ngjyrë  të verdhë neoni. Ka qenë stilistja e Elenit që ka publikuar 6 orë më parë foton e  fustanit  në fjalë, para se ta bënte publike edhe Elvana Gjata fustanin e verdhë nga  Valdrin Sahiti.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eleni foureira elvana gjata eleni foureira elvana gjata

Sondazh

Poll