Bota

Si fati u kthye në tragjedi/ Gjeti një dollarë në tokë dhe përfundoi në spital, amerikania tregon historinë rrënqethëse: Trupi im u mpi plotësisht

Pasi fatmirësisht u shërua, Parsons postoi në mediat sociale për të shpjeguar historinë e saj.

19 Prill 2024, 13:39 Nga S.B
Si fati u kthye në tragjedi/ Gjeti një dollarë në tokë
Renne Parsons

SHBA- Ajo që duhet të ishte një fat i mirë për pak sa nuk i kushtoi jetën një gruaje. Gruaja nga Kentaki, Renne Parsons tha se u ndje e mpirë pasi gjeti një kartëmonedhë 1 dollarëshe dhe e mori nga dyshemeja.

Parsons përfundoi duke u shtruar në spital pas incidentit. Pasi fatmirësisht u shërua, Parsons postoi në mediat sociale për të shpjeguar historinë e saj.

Ndërsa ecte me makinë në Nashville, Tennessee me burrin e saj Justin dhe fëmijët e tyre më 10 korrik 2022, ata zgjodhën të ndalonin në një McDonald's për të përdorur tualetin. Duke folur në Facebook, ajo shpjegoi: Ne u ndalëm në McDonald's dhe ndërsa qëndroj me fëmijën tim 3 muajsh dhe pres burrin tim që të mund të shkoj në tualet, shoh një kartmonedhë një dollarësh në tokë.

"Pa menduar absolutisht asgjë, e mora. Duke e mbajtur në dorë, shikoj përreth dhe mendoj t'ia jap vajzës së vogël që po lypte në rrugë. Pikërisht atëherë burri im del nga banja dhe unë e fus dollarin në xhep.”

Ajo shtoi: Ndërkohë, unë e mora dollarin nga xhepi, e mbajta dhe më pas e futa tek dera e makinës. Ndërsa bëra këtë, i thashë burrit tim sa me fat isha që gjeta një dollar të rastësishëm.

Ajo u shpreh se sapo bashkëshorti i saj dëgjoi historinë filloi duke i thënë që të mos merrte para nga toka pasi njerëzit i fusin në fentanil.

"Papritur ndjeva mpirje në shpatullat e mia dhe ndjenja po zbriste shpejt në trupin tim dhe nuk pushonte. I thashë: "Justin, të lutem më ndihmo. Nuk po bëj shaka, ndihem shumë keq".

"Unë e kapja krahun e tij dhe më pas trupi im u mpi plotësisht, mezi flisja dhe mezi merrja frymë. Po luftoja për të qëndruar zgjuar.” tha ajo.

Për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor, Parsons filloi të ndihej disi më mirë pas disa orësh dhe disa ilaçeve.

Ajo vazhdoi: Oficeri i policisë që erdhi për të marrë raportin tonë na tha se ishte një nga dy gjërat; ose kartëmonedha e dollarit kishte rënë aksidentalisht dhe ishte përdorur për të prerë dhe ose ruajtur drogën ose ishte lënë qëllimisht me drogë në të.

“Morali, nuk më intereson nëse është 20 dollarë apo 100 dollarë, mos e prekni!!!” përmbyll ajo.

shba fentanil droge

Sondazh

Poll