Politike

"Lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë", Basha për grupin e Bardhit: E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh me ironi në lidhje me PD-në dhe grupin e Gazment Bardhit. Basha më tej shtoi se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

18 Prill 2024, 10:10 Nga N.F

"Lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë",

Basha

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha para nisjes së seancës së sotme plenare ka mbajtur një fjalë të shkurtër para mediave. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh me ironi në lidhje me PD-në dhe grupin e Gazment Bardhit. Basha më tej shtoi se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai.

basha bardhi pd

Sondazh

Poll