Bota

"Sillni ndihma ose krijoni një sistem të ri global!" Trondit kryeministri ukrainas: Nëse humbasim përballë Rusisë, do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Gjatë një interviste për BBC-në, Shmyhal tha se shprehu optimizëm se ligjvënësit amerikanë do të miratonin masën e kontestuar ashpër në Kongres, e cila ka vlerën e 61 miliardë dollarë (49 miliardë £) të destinuara për Kievin.

18 Prill 2024, 08:11 Nga M.B
"Sillni ndihma ose krijoni një sistem të ri global!" Trondit
Denys Shmyhal

UKRAINA- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi se do të ketë një Luftë të Tretë Botërore nëse Ukraina humb konfliktin e saj me Rusinë. Gjatë një interviste për BBC-në, Shmyhal tha se shprehu optimizëm se ligjvënësit amerikanë do të miratonin masën e kontestuar ashpër në Kongres, e cila ka vlerën e 61 miliardë dollarë (49 miliardë £) të destinuara për Kievin. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për paketën këtë të shtunë. Propozimi përfshin financim për Izraelin si dhe për Indo-Paqësorin.

“Këto para na duheshin dje, jo nesër, jo sot. Nëse nuk mbrojmë, Ukraina do të bjerë. Pra, sistemi global i sigurisë do të shkatërrohet dhe e gjithë bota do të duhet të gjejë një sistem të ri sigurie. Ose, do të ketë shumë konflikte, shumë lloje të tilla luftërash, dhe në fund të fundit, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, tha kryeministri ukrainas.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina lëshon një paralajmërim të fortë për pasojat e humbjes së saj të mundshme. Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia fitonte konfliktin, ajo mund të pushtonte Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore.

denys shmyhal

Sondazh

Poll