Bota

E rëndë në Suedi, babai vritet në sy të fëmijës nga një bandë të rinjsh

Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael, sipas raportimeve të mediave, është qëlluar me plumb në kokë para djalit të tij pasditen e djeshme, teksa po shkonin me biçikleta drejt pishinës. Sipas policisë ai dha frymën e fundit sot.

12 Prill 2024, 07:19 Nga N.F
E rëndë në Suedi, babai vritet në sy të
Foto ilustruese


SUEDI- Suedia është tronditur pas vrasjes së një babai i cili u qëllua për vdekje në sy të djalit të tij në periferi të Stokholmit. Sipas raportimeve ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konfrontimi mes viktimës me një bandë të rinjsh.

Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët nuk konsiderohen penalisht përgjegjës, për të kryer krime, me disa prej autorëve deri në moshën 12-vjeçare. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson dhe liderja e opozitës Magdalena Andersson njoftuan se do të udhëtonin më vonë sot në Skarholmen, në periferi jugore të kryeqytetit, ku u vra 39-vjeçari.


Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael, sipas raportimeve të mediave, është qëlluar me plumb në kokë para djalit të tij pasditen e djeshme, teksa po shkonin me biçikleta drejt pishinës. Sipas policisë ai dha frymën e fundit sot.

“Ai e urrente padrejtësinë. Kjo i kushtoi atij jetën”, tha motra e tij për mediat në Suedi.

suedi vrasje ulf kristerson

Sondazh

Poll