Sport

Angazhohet vetë drejtori Tare: Marash Kumbullën e dua te Lazio

21 Nëntor 2019, 18:30 Nga DOSJA
Angazhohet vetë drejtori Tare: Marash Kumbullën e dua te Lazio

ITALI– Igli Tare duket i vendosur për ta marrë bashkombësin e tij dhe mbrojtësin e Verones te klubi i tij Lazio. Kartoni i 19-vjeçarit nuk kushton pak por afërsisht 20 milionë euro.

Edhe kjo gjë nuk e pengon ish-lojtarin tonë të Kombëtares të këmbëngulë për të marrë një lojtar aq të kërkuar si Marash Kumbulla.

Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Mediat lokale shkruajnë se klubi i Lazios në përgjithësi dhe vetë Tare ka dy avantazhe të mëdha për ta rekrutuar mbrojtësin Shqipëtar: së pari së është bashkëkombës i tij dhe së dy te marrëdheniet e  mira të Lazios me klubin e Veronës.

Por Tare e di  mirë se çdo gjë varet nga propozimi me shifra në tavolinë.

(r.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare lazio marash kumbulla igli tare lazio marash kumbulla

Sondazh

Poll